Po shkonte në një koncert, dhë nga avioni bëri një postim në rrjetet sociale, që fatkeqësisht, mbeti i fundit për të.
Këngëtarja Marília Mendonça, e konsideruar një yll në rritje në Brazil, u shua kështu në moshën 26 vjecare duke lënë pas një fjalë vetëm 1 vjec.
Katër persona të tjerë – xhaxhai i saj, producenti dhe dy anëtarë të ekuipazhit – vdiqën gjithashtu në ngjarjen e rëndë që ndodhi pranë një zonë rurale në shtetin juglindor të Minas Gerais. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur arsyet e tragjedisë.
Me rreth 40 milionë ndjekës në Instagram, Mendonça e filloi karrierën e saj në adoleshencë dhe u bë një yll kombëtar në vitin 2016 me një hit për tradhtinë. Fituesja e një cmimi Latin Grammy në 2019-tën, njihej ndryshe dhe si “Mbretëresha e vuajtjeve” të muzikës country.



















