KreuCelebrity

Travis Scott flet pas koncertit tragjik me 8 viktima: S’mund ta besoj, jam i dërrmuar

Reperi i njohur, Travis Scott, ka shprehur keqardhjen dhe zhgënjimin e tij më të thellë për tragjedinë e ndodhur gjatë koncertit të Festivalit Astroworld në Teksas, SHBA.Jam i dërrmuar. Nuk mund ta imagjinoj këtë që ndodhi”, tha ai.

Disa orë pasi vendi i koncertit u përlye me gjakun e tetë personave, ndërsa qindra tjerë u plagosën, këngëtari foli për ngjarjen tragjike, duke thënë se po bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar familjet e viktimave.

Në një postim në Instagram, Scott shkroi se ishte “i shkatërruar” dhe se po përpiqej të ndihmonte në identifikimin e familjeve të viktimave. Ai gjithashtu pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte dhe “nuk mund ta imagjinonte kurrë seriozitetin e situatës”.

Videot përkatëse që janë postuar orët e fundit në rrjetet sociale tregojnë të pranishmit në koncert duke bërtitur “ndale koncertin”, ndërsa dhjetëra u shtynë para skenës. Sipas informacioneve, policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tetë personave.

“Fansat e mi janë e gjithë bota për mua dhe gjithmonë dua t’u lë atyre një përvojë pozitive”, shkroi reperi 29-vjeçar në postimin e tij në Instagram. “Sa herë e kuptoj që diçka po ndodh, e di, e ndërpres koncertin dhe kërkoj ndihmën e policisë. Nuk mund ta imagjinoja kurrë seriozitetin e situatës”, shtoi ai.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF