KreuCelebrity

Vin Diesel le pas mosmarrëveshjet, dhe ka një kërkesë publike për The Rock!

Aktori Vin Diesel së fundmi i ka bërë një kërkesë publike aktorit The Rock, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku i ka kërkuar të kthehet në vazhdimin e “Fast and Furious”, “Vëllai im i vogël Dwayne..ka ardhur koha. Bota pret finalen e ‘Fast 10’”.

Më tej ai ka shtuar “Siç e di, fëmijët e mi të referohen si xhaxha Dwayne në shtëpinë time. Të thashë vite më parë se do të përmbushja premtimin tim ndaj Paul Walker.

U betova se do të arrinim deri këtu dhe do të shfaqnim më të mirën në finale. E them këtë nga dashuria por t’i duhet të paraqitesh sepse ke një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Hobbs nuk mund të luhet nga asnjë tjetër. Unë shpresoj që t’i të ngrihesh në këtë rast dhe të përmbushësh misionin tënd”, ka shkruar ai përkrah një fotografie ku shihen të dy aktorët.

Rikujtojmë se Johnson dhe Diesel kanë qenë në mosmarrëveshje që kur punuan së bashku në vitin 2016 në “The Fate of the Furious”.

 

 

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF