KreuCelebrity

Fustani i Amy Winehouse shitet 16 herë më shumë se vlera e parashikuar!

Fustani që Amy Winehouse veshi në koncertin e saj të fundit u shit në ankand në Los Angeles për 243,200 dollarë, gjashtëmbëdhjetë herë më shumë se vlera e parashikuar. 

Fustani, jeshil dhe i zi me stampa bambuje, ishte ai i koncertit dramatik në Beograd, në qershor 2011, shfaqje e cila u ndërpre për shkak se Amy ishte dukshëm e dehur dhe ia la skenën bilbilave të publikut. 

Ylli më pas vdiq më 23 korrik në moshën 27-vjeçare nga një mbidozë e alkoolit dhe drogës. Dhjetë vjet pas vdekjes së divës britanike, mbledhja e fondeve ka qenë e suksesshme. 

Fustani ishte kulmi i një koleksioni prej 800 sendesh personale të yllit që doli në ankand me urdhër të prindërve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF