KreuCelebrity

Elton John për Michael Jackson: “Ishte i sëmurë psiqik”! 

Në autobiografinë e tij të re, Elton John bën një sërë rrëfimesh të rralla mbi Michael Jackson, duke pohuar hapur se ai ishte “i sëmurë psiqik” dhe një “njeri të cilin nuk do të doje ta kishe rrotull”. Në librin “Me”, ylli britanik i popit kujton momentet kur është njohur me Michael, asokohe 13 apo 14 vjec.

“Si fëmijë ishte i adhurueshëm”, thuhet në libër. Por gjithcka ndryshoi në vitet në vazhdim kur këngëtari i famshëm nisi të distancohej nga “bota që e rrethonte”.

 “Nje Zot e di cfarë i kalonte në mendje kur merrte ato ilace, por sa herë e kam takuar në vitet e fundit, thosha me vete: I shkreti, i ka ikur mendja fare”, shkruan Elton John.

“Sado i trishtuar që ai ishte ishte, nuk e ndihmoje dot sepse kishte humbur në botën e tij, i rrethuar nga njerëz që i pëshpërisnin vetëm ato që donte të dëgjonte”, theksohet në libër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF