Thashethemet kanë marrë dhenë: Adele, sipas tyre, është fejuar me partnerin e ri, Rich Paul, dhe është parë me unazë në gishtin e katërt të dorës së majtë.
Këngëtarja dhe agjenti shumë i pasur i disa yjeve të NBA, përfshirë sportistin LeBron James, u panë për herë të parë bashkë verën e këtij viti duke ngrënë darkë në një restorant të Nju Jorkut.
Adele vetë ka një pasuri prej 190 milionë dollarë.
Ajo i dha fund martesës me Simon Konecki, me të cilin ka dhe djalin Angelo, e pas divorcit i hyri një transformimi të jashtëzakonshëm fizik, duke humbur shumë kilogramë e duke u shfaqur krejt ndryshe tashmë. Angelo tani jeton me të ëmën, që ka blerë tre shtëpi në Beverly Hills.



















