Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë pafund romancën e tyre, dhe së fundmi janë shfaqur shumë të lumtur në aeroport para se të niseshin për një udhëtim privat nga Los Angeles.
Çifti është fotografuar teksa kanë shkëmbyer puthje pasionante dhe përqafime. Jennifer shihej të kishte veshur një pallto ngjyrë kafe, ndërkohë Ben u shfaq xhaketë të zezë.
Kujtojmë që çifti u pa për herë të fundit për Halloween së bashku me fëmijët përkatës dhe ish-bashkëshorten e Affleck, Jennifer Garner, në Malibu.
“Të gjithë shkojnë mirë dhe fokusi është gjithmonë te fëmijët. Jennifer, Ben dhe Jen Garner donin që fëmijët të kishin një Halloween të mrekullueshëm”, tha një burim për People për shëtitjet e tyre familjare, “Fëmijët janë miq dhe donin të dilnin. Kishte kuptim që të gjithë shkuan së bashku.”
Lopez dhe Affleck u rikthyen bashkë në fillim të këtij viti pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga Alex Rodriguez.



















