Për ato që duan një make up perfekt gjatë gjithë ditës, i cili nuk bie duke i detyruar të lyhen sërish, ka disa hile të vogla që mund t`i ndihmojnë.
Rregulli i parë është hidratimi i lëkurës me një sasi “të bollshme” kremi. Paskësaj, pritet pesë minuta që produkti të thithet nga lëkura dhe më tek aplikohet fondotinta.
Po buzëkuqi? Ne gjatë ditës flasim, hamë, pijmë…e vështirë që ai që qëndrojë ashtu sic është. Madje edhe buzëkuqët më rezistentë vështirë të rrijne gjatë.
Por për këtë mund të bëhet dicka: përpara aplikimit të tij, bëhet një scrub i buzëve ( për shembull me sheqer kaf të përzier me mjaltë), më tej vendoset një balsam hidratues dhe në fund, buzëkuqi.
Pas disa orësh, edhe pluhuri i syve bie, ndaj për këtë këshillohet që përpara, në pjesën e qepallës të vendoset një shtresë e hollë pudre.



















