Alec Baldwin me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale u ka bërë thirrje kompanive të prodhimit të filmit dhe televizionit që të punësojnë oficerë policie për të ‘monitoruar sigurinë e armëve’ në xhirime.
“Çdo film që përdor armë, të rreme apo të tjera, duhet të ketë një oficer policie në xhirime, të punësuar nga produksioni, për të monitoruar në mënyrë specifike sigurinë e armëve”, shkroi aktori.
Aktori i Hollivudit, 63 vjeç, qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins kur shkrepi armën gjatë xhirimeve për filmin “Rust” në New Mexico muajin e kaluar.
Një hetim policor është duke u zhvilluar për të shtënat, të cilat lanë të plagosur edhe regjisorin e “Rust”, Joel Souza. Autoritetet në Santa Fe po hetojnë në vendin e ngjarjes se si një fishek i dyshuar i vërtetë ishte në armën e zjarrit, e cila ishte deklaruar e sigurt nga një ndihmës drejtor, sipas dokumenteve të gjykatës.



















