KreuCelebrity

“Ma pinë gjakun me pambuk”, aktorja shqiptare rrëfen dramën e ndarjes nga bashkëshorti!

Edhe pse tani ruajnë një raport të mirë, ndarja nga ish-bashkëshorti, Blero ka pasur pjesën e saj traumatike për aktoren Teuta Krasniqi.

Ajo thotë se e pati shujmë të vështirë t`ua shpjegonte këtë fëmijëve, familjarëve dhe opinionit publik.

“Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi. Kur një cift ndahet, kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, dhe mu desh t`ia them edhe dy milionë njerëzve..

Unë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe sot them më mirë që ishte në atë moshë, se do ta kishte pasur më të vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka faj.

Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam lexuar tituj super bombastik…ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, është shprehur Teuta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF