KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktori i njohur i telenovelave meksikane

Aktori i njohur i telenovelave meksikane Enrique Rocha është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Për publikun shqiptar ai u bë i njohur më së shumti me rolin te “Rebelët” si babai i Diegos.

Rocha ka qenë i preferuar nga të gjitha moshat, duke i bërë të gjithë për vete me rolet e tij në shumë telenovela si, Zemër e egër”, “Dy Gra një rrugë”, “E drejta për të dashur” e shumë role të tjera.

Nuk dihet nëse aktori vuante nga ndonjë sëmundje, pasi arsyet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF