
Travis Scott do të paguajë shpenzimet mortore për tetë personat që vdiqën në Festivalin Astroworld në Hjuston gjatë fundjavës dhe do të ofrojë kujdes falas për shëndetin mendor dhe ndihmë shtesë për ata që janë prekur nga tragjedia, sipas një deklarate të dhënë nga ekipi i tij menaxhues të hënën.
Ylli i “Sicko Mode” do të paguajë për shërbimet nga xhepi i tij dhe do të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për familjet e tyre, shtuan burime pranë reperit për TMZ.
“Travis mbetet në biseda aktive me qytetin e Hjustonit, organet e zbatimit të ligjit dhe reaguesit e parë lokalë për t’u lidhur me respekt dhe në mënyrë të përshtatshme me individët dhe familjet e të përfshirëve në tragjedi. Këto janë hapat e parë nga shumë të tjerë që Travis planifikon të marrë si pjesë e zotimit të tij personal për të ndihmuar të prekurit gjatë procesit të tyre të pikëllimit dhe rimëkëmbjes”, u shpreh burimi.
30-vjeçari po përballet me reagime të ashpra për tragjedinë pasi u akuzua se po vazhdonte koncertin edhe pse situata kishte dalë jashtë kontrollit.
Scott u shpreh se është i shkatërruar për atë që ndodhi dhe ka vendosur të anulojë festivalin në Las Vegas këtë fundjavë.



















