KreuCelebrity

Reagon Kim Kardashian mbi tragjedinë e ndodhur në koncertin “Astroworld”

Pas tragjedisë së ndodhur në koncertin e Travis Scott, “Astroworld”, ka reaguar për herë të parë kunata e tij Kim Kardashian.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, shprehu trishtimin e madh për jetët e humbura dhe për të gjithë ata që u lënduan.

 

“Absolutisht zemërthyer për jetët e humbura dhe këdo që u lëndua në “Astroworld”. Ashtu si të gjithë ju, edhe familja jonë është e tronditur nga tragjedia. Ne po lutemi për të gjitha viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre që u prekën në këtë tragjedi, si dhe Travis-in që e dimë se kujdeset aq shumë për fansat e tij dhe është me të vërtetë i shkatërruar për të gjithë këtë”, shkroi ajo.

Kujtojmë që 8 persona humbën jetën e disa të tjerë u plagosën në festivalin muzikor “Astroworld Festival” në Hjuston të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane po hetojnë rrethanat e vdekjes dhe sipas informacioneve ngjarja tragjike ndodhi kur në skenë performonte reperi amerikan, Travis Scott.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF