Aktori i njohur Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi për vitin 2021 sipas revistës ‘People’.
Rudd, i njohur më së shumti për rolet kryesore në filmat “Ant-Man”, “This is 40” dhe “Clueless”, u zbulua si fituesi i këtij viti të martën mbrëma në “The Late Show With Stephen Colbert”.
52-vjeçari e ka të vështirë të pranojë titullin e tij të ri si ‘Burri më seksi në botë’. “Jam i vetëdijshëm se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, do të thoshin: ‘Çfarë?’. Kjo nuk është përulësi e rreme. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje”, u shpreh aktori për revistën People.
Pavarësisht vlerës që ka ky titull, Rudd këmbëngul se është më i lumtur në shtëpi me bashkëshorten e tij prej 18 vitesh, Julie, 53, dhe fëmijët e tyre Jack, 17 dhe Darby, 12 vjeç. “Unë thjesht dua të rri me familjen time kur nuk jam duke punuar. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë”, u shpreh ai.
Ndërkohë aktori i Clueless me humor tregoi planet e mëdha që ai ka tani mori këtë titull, “Unë shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darka seksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte”.