KreuCelebrity

Çiljeta, nënë për herë të dytë? Komenti në foton e Zajminës që ngriti dyshimet!

Prej disa kohësh tashmë, Çiljeta Xhilaga është në një lidhje me futbollistin Alban Hoxha dhe së fundi, flitet se ata mund të jenë duke e cuar marrëdhënien e tyre në një fazë tjetër. Aludimet nisën menjëherë pasi këngëtari bëri një koment mbi postimin e Zaimina Vasjarit, ku kjo e fundit shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

“Barkalece, inshallah ke dorën e mbarë”, duke lënë të kuptohet se ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë.

Çiljeta ka një djalë nga një lidhje e mëparshme, Fernandon, të cilin nga sa ka treguar me postimet e saj, e adhuron.

Por duket se dëshiron që të ketë dhe një fëmijë tjetër, dhe mbase shpejt mund të kemi prej saj ndonjë lajm për pritje të ëmbël!