KreuCelebrity

U tha se Greqia nuk njeh certifikatat shqiptare anticovid; ja e vërteta!

U tha se Greqia nuk njeh certifikatat shqiptare anticovid; ja e vërteta!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të martë ka njoftuar se të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njësoj si më parë.

Ky njoftim vjen pasi u raportua në media se certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk merren për bazë nga autoritetet greke.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme theksoi se për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptarë në territorin grek nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit kundër virusit dhe se problemet e kësaj natyre lidhen vetëm me funksionimin e sistemit të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat greke.

Ndërkohë, i vetmi ndryshim në rregullat kundër SARS-CoV2, i publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek.

“Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë”, thuhej në njoftim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF