KreuCelebrity

Këngëtari shqiptar, dy vjet pa e takuar të birin: “Po kurohet, ai më jep forcë”!

Në emisionin e mëngjesit në ABC, këngëtari Endrik Beba bëri një rrëfim të ndjerë: ai foli për familjen dhe të prindërimin. Endriku i tregoi moderatorit Alban Musa se prej dy vitesh nuk e ka takuar djalin e tij 5 vjeçar.

Arsyeja është se vogëlushi ndodhet në Greqi, pasi vuan nga një alergji  që iu kthye në dispnea akute, termi mjekësor për marrjen e frymës.

Për shkak të këtyre problemeve shëndetësore, u detyruan që ta dërgojnë në shtetin fqinjë, ku për shkak të pandemisë, ka pasur dhe vështirësi lëvizjeje.

“Kam dy vite pa e parë djalin, po mjekohet në Greqi. Ka qenë një situatë e keqe. Fakti që u bënë dy vite që jemi larg më jep forcë, është vetëm ideja që është mirë. Ka qenë Covidi, e dyta gjatë kohës që u hapën rrugët nuk kam shkuar sepse kujdesem dhe për mamanë time, gjyshin dhe gjyshen, të cilët janë bërë dy javë që më lanë . Prandaj e bëja tamponin shumë shpesh. Kisha dhe probleme me biznesin”, tha këngëtari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF