E dashura e miliarderit Jeff Bezos nuk e përmbajti dot veten gjatë takimit të tyre me aktorin e famshëm, Leonardo Di Caprio në Muzeun e Artit në Los Anxheles. Shumë shpejt, pamjet e takimit bënë xhiron e rrjetit për një arsye të thjeshtë: Lauren Sanchez u mahnit pas yllit hollivudian e nisi të flirtonte hapur me të.
E gjithë skena ndodhi në syte e bosit të Amazon, i cili u përpoq ta kalonte situatën me tone humori.
Në një nga faqet e Twitterit, që ka postuar videon, Bezos ka ndarë një foto të tij afër një tabele që shkruhet: Rrezik! Shkëmb i thepisur, rrëzim fatal”.
Pastaj i drejtohet aktorit duke i thënë: “Leo, hajde këtu, dua të tregoj diçka!”