KreuCelebrity

“Big Brother” surprizion Beniadën, ja ku do ta shohim pasi të dalë nga shtëpia

Gjatë spektaklit të kësaj të marte, Beniada mori një surprizë shumë të bukur nga “Vëllai i Madh”.

Ajo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” me sytë mbyllur dhe jashtë shtëpisë e priste balerini i Top Channel, që e shoqëroi drejt studios së “Procesit Sportiv”.

Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e programit. Moderatori i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

“Ne duam që t’i të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”, tha ai, duke e emocionuar pamasë Beniadën, e cila e pranoi ftesën e moderatorit me kënaqësi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF