KreuCelebrity

Tragjedia në koncertin e Travis Scott; reagon Drake: Kam ditë që mendoj, zemra ime është thyer

Reperi Drake në një reaguar pas festivalit në Hjuston dhe koncertit të Travis Scott, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe ku ai ishte i ftuar.

“Kam kaluar ditët e fundit duke menduar për këtë tragjedi. Unë e urrej të shpreh emocione si trishtimi në rrjete sociale, por e gjeta veten këtu. Zemra ime është thyer për shkak të atyre që kanë humbur jetën dhe të gjithë atyre që po vuajnë. Unë do të lutem për të gjithë ata dhe do të ndihmoj me aq sa mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë”, ka shkruar Drake në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë që një nga personat që ishin në festival paditi Travisin dhe Draken për më shumë se një milion dollarë, duke pretenduar se reperët nxitën turmën në një rrëmujë.

Christian Paredes nga Teksasi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga rrëmuja, akuzoi reperët për neglizhencë.

 

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF