KreuCelebrity

Bella Hadid flet për betejën me depresionin: Çdo natë prej disa vitesh kam ankth

Bella Hadid ka qenë gjithmonë e hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, por së fundmi supermodelja u tregua më e sinqertë se kurrë më parë në Instagramin e saj.

Krah një mesazhi frymëzues ajo ka ndarë edhe disa fotografi ku shihet duke qarë. Ky status i modeles është një përgjigje ndaj WillowSmith-it, e cila foli për betejat e saj me shëndetin mendor gjatë një interviste. “Të dua ty dhe fjalët e tua, të cilat më bënë të ndihesha më pak e vetmuar dhe kjo është arsyeja pse do të doja ta postoja këtë”, ka shkruar Bella Hadid.

Hadid vazhdon më tej duke theksuar se kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, nuk ka dy beteja, por është një luftë e vazhdueshme.  “Kjo është pothuajse e përditshmja ime, çdo natë prej disa vitesh tashmë kam ankth. Rrjetet sociale nuk janë reale. Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi ta mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Vetëndihma dhe problemet e shëndetit mendor /çekuilibri kimik nuk janë lineare, rrjedhin dhe kanë pengesa… ka uljet dhe ngritjet e veta. Por unë dua që ju ta dini se ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Ka gjithmonë mundësi për të nisur nga e para. Për mua ka qenë gjithmonë mirë të dija se edhe nëse janë disa ditë, javë apo muaj, situata përmirësohet, deri diku, qoftë edhe për një moment”.

“M’u desh shumë kohë për ta kuptuar këtë në mendjen time. Nëse punon mjaftueshëm me veten, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaktarët, gëzimet dhe rutinën tënde, ia del. Gjithmonë e më shumë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë rreth dhimbjes suaj dhe si ta trajtoni atë. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja”, shkruan Bella Hadid.

“Nuk e di pse, por është gjithnjë e më e vështirë të mos ndaj të vërtetën time këtu. Faleminderit që më patë dhe faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”, përfundoi ajo.

 

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF