KreuCelebrity

Angelina Jolie zbulon arsyen pse nuk i shikon filmat e saj!

Përfshirja e Angelina Jolie në një film është një mënyrë e sigurt për të tërhequr audiencën për të parë, por ka një person që ka të ngjarë të mos e shikojë , bëhet fjalë për vetë Jolie.

Teksa bisedonte në “Smallzy’s Celebrity Small Talk”, ylli i “Eternals” pranoi se nuk e ka parë shumicën e filmave të saj, pasi nuk i pëlqen ta shikojë veten në ekran.

]

“Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht kur e shoh zhgënjehem pasi mendoj se do të ishte diçka tjetër. Unë jam një kritike e tmerrshme”, tha Jolie për Celebrity Small Talk.

Aktorja pranoi se filmin e saj të fundit “Eternals” e ka parë. “Më pëlqen vërtet krijimi. Por më pëlqeu ta shikoja këtë, e kam parë”, tha ajo.

Në filmin, i cili u shfaq në Los Anxhelos në fillim të këtij muaji, Jolie luan rolin e Thena, udhëheqëse e Eternals.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF