Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbizit shqiptar, i cili pëlqehet pafund nga të gjitha grupmoshat.
Sot në familjen e këngëtarit ka festë, pasi vajza e tij Era feston ditën e lindjes.
Ermali ka zgjedhur që të voglën e tij ta urojë edhe në rrjetin e tij social me anë një postimi në Instatory. “Gëzuar ditëlindja jeta jem, Erush të dua”, ka shkruar ai përkrah një fotografie ku shihet vajza e tij.
Kujtojmë se Ermali dhe partnerja e tij Ariana janë prindër të katër fëmijëve të bukur, të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale. Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është të ketë një familje e madhe me shumë fëmijë.