KreuCelebrity

Vjosa Osmani takon Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin; ja çfarë i bëri bashkë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.

Ajo pritet të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

E teksa ndodhet në Uashington DC, Vjosa është takuar nga afër me artisten Dua Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

“Zgjoi” është duke u dhënë këto ditë në kinematë në SHBA, dhe mbrëmjen e kësaj të marte bëri bashkë katër kosovaret.

Dua Lipa shihet shumë e lumtur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”.


Të trija femrat e suksesshme në art kanë marrë gjithashtu urimet e pakursyera të asaj që njihet si gruaja numër një e vendit, presidentja Vjosa Osmani.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF