KreuCelebrity

Vajza nga Lezha del natën e armatosur nëpër rrugë, tremben banorët! 

Vajza nga Lezha del natën e armatosur nëpër rrugë, tremben

Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha! Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës, me një armë në dorë, thotë TCH.

E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës. Banorët, të cilët ndihen të frikësuar kanë bërë edhe një denoncim në polici, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet e marra nga disa kamera sigurie pranë kësaj rruge.

Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.

Policia ka kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme, për ta ‘kapur në pritë’, por qëlluan pa fat.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF