KreuCelebrity

“Dashuri me shikim të parë, ishte aq e bukur”, bashkëshorti rrëfen njohjen me këngëtaren shqiptare! 

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Mihrije Braha dhe u shoqi, Naim Abazi ishin të ftuar tek “ABC-ja e mëngjesit”, ku folën për projektet e reja dhe jetën e tyre personale.

Ata treguan se cila ishte gjëja e parë që kanë pëlqyer të njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë. Braha tha se kishte qenë zëri i Naimit, ndërsa ky i fundit u mahnit nga bukuria e saj.

“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë”, tha Naimi.

Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës. “Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF