
Që pas daljes së Arditit, marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka pësuar krisje. Nominimi që bëri këngëtarja e ka cuditur Ilirin, i cili e mori vec në oborr duke i kërkuar sqarime.
“Zgjedhjen tende sa I perket Arditit thash cfare ndodhi ketu? Hall me qen shokë hall te jesh armik me ty. Është njësoj si t’ja bëja unë Sabianit këtë gjë’’,- i tha ai.
“Jo nuk është njëlloj sepse ti e ke njohur Sabianin brenda une e kam njohur Arditin jashte, dhe un e kam nxjerr shokun tim jashte se njoha dikë tjeter brenda’,- u shpreh Fifi.
Këngëtarja kishte dhe ajo pakënaqësitë e saj me balerinin. “Më ka ngelur hatri te pjesa cilit grup i takon Fifi, kur e pashë gjatë spektaklit që Granitit i the duhet t’ia presësh telat Fifit dhe ndryshe mi ke thënë mua“,- tha ajo duke shtuar se e gjitha ishte një provokim për të parë reagimin e Ilirit.



















