KreuCelebrity

Talebanët e qëlluan me plumb në kokë, martohet pas 10 vjetësh fituesja e Nobelit!

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai njoftoi se ka lidhur kurorë me partnerin e saj, Asser Malik. Gjitchka u bë përmes një ceremonie të vogël islamike në Britani.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam, për të qenë partnerë për gjithë jetën”, shkroi ajo në Twitter.

Today marks a precious day in my life.
Asser and I tied the knot to be partners for life. We celebrated a small nikkah ceremony at home in Birmingham with our families. Please send us your prayers. We are excited to walk together for the journey ahead.
?: @malinfezehai pic.twitter.com/SNRgm3ufWP

— Malala (@Malala) November 9, 2021

Sot 24 vjece, Malala ka arritur ta ribëjë jetën e saj. Gati një dekadë më parë, luftëtarët talebanë e qëlluan me plumb në kokë, por aktivistja për të drejtën e vajzave pakistaneze që të arsimoheshin arriti të mbijetonte, edhe pse plumbi i kaloi pranë syrit të majtë duke i prekur nervin e fytyrës, duke i shpuar daullen e veshit e duke i thërrmuar nyjen e nofullës.

Malala u bë në moshën  17-vjeçare, personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel për Paqe. Bashkëshorti i saj, sipas profilit të tij në Tëitter, është menaxher biznesi që aktualisht punon në Bordin e Kriketit të Pakistanit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF