Justin Biber do të bëhet baba… Hailey po kërkon këshillat e amësisë!

Prej kohësh flitet për një shtatzani të mundshme të modeles Hailey Biber.
Dyshimet nisën që në tapetin e kuq të Met Gala kur Justin pozoi duke mbajtur dorën tek barku i Hailey veprim i cili u ndërpre menjëherë nga modelja ‘për të mos rënë në sy’.

Por duhet se dyshimet kanë shkuar më tej dhe mediat e huaja vendosin një pikëpyetje të madhe se pse bashëshortja e këngëtarit po kërkon këshilla për amësinë…

Në një skenë të fshirë nga episodi i fundit i emisionit të Rosie Huntington-Whiteley në YouTube “Who’s in My Bathroom?” modelja, 25 vjeçe,i’u drejtua asaj për këshilla.
  “Unë e di fjalë për fjalë (zero )për të qenit nënë,” tha Hailey.

  “Të jesh e lehtë me veten,” rekomandoi Huntington-Whiteley, 34 vjeç.  “Pavarësisht nëse je një nënë që rri në shtëpi, nëse je një nënë që punon, ti merr përsipër shumë, thjesht duke u përpjekur të jesh vërtet i sjellshëm me veten dhe ndaj vetes mund t’ia dalësh. Dhe kjo është vetëm nga përvoja ime personale.”

Më tej ajo shtoi:
  “Në përgjithësi, ndiqni instinktet tuaja, mos dëgjoni shumë për atë që thonë njerëzit e tjerë, mos dëgjoni shumë këshilla. Unë personalisht ndihem shumë me fat që mund t’i telefonoj nënës time edhe nëse jam në dyshemenë e banjës, duke qarë,” tha ajo, për të cilën  Bieber shtoi, “Njëjtë, meqë ra fjala.”

Hailey u martua me Justin Bieber në vitin 2018, dhe që atëherë të dy kanë folur për dëshirën e tyre për të krijuar një familje.  Artisti i Justice, 27 vjeç, tha se shpresonte se ata do të “fillonin të provonin” për një fëmijë në vitin 2021 gjatë dokumentarit Amazon Prime Video Justin Bieber: Our World.Por ndonëse rrjeti zien me këto dyshime çifti nuk kanë pranuar për një shtatzani të mundshme.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article