Një event aq i lakmuar, sa nuk gjeje dot as bileta! Pas pesë vitesh mbylljeje për shkak të rikonstruksionit, nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB” u mbajt eventi i inaugurimit të Teatrit të Operas dhe Baletit, tashmë me një “fytyrë” të re. Për ta bërë më të vecantë këtë momenti, u ftuan të ngjitehn në skenë gjigandi i operistikës botërore, tenori Placido Domingo dhe sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho.
Jaho u shpreh se TKOB tashmë nuk ka asnjë ndryshim me operat botërore.
Një publik i zgjedhur mori pjesë në mbrëmjen Gala, ku kishte emra në zë të politikës, por edhe figura të jetës publike e të ekranit.



















