Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, kantautori i njohur Elton Deda i ka dedikuar një mesazh prekës ish-vjehrrit të tij.
Ai ka zgjedhur disa fjalë të veçanta për të duke e falënderuar për kontributin e çmuar që ka patur në jetën e kantautorit, ku dhe e cilësoi si babanë e Teatrit.
“Fluturo tashmë me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjellë shumë gëzime në jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do të të jem mirënjohës për gjithçka, për dashurinë që me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do të ketë kurrë fund vepra dhe pasuria që na le! Qofsh i parajsës babi Piro!”, ka shkruar ai.



















