KreuArt

Bob Dylan mbush 80 vjeç, kuriozitete që nuk i dinit mbi legjendën e muzikës!

Jetë të gjatë mbretit të muzikës Bob Dylan! Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme, të mbushur plot me çmime nga më të ndryshmet. Fituesi i 10 Grammy-t, një Oskar-i për këngën origjinale “Things have Changed” të filmit Wonder Boys. Fitues i çmimit Pulitzer, duke u bërë i pari muzikant i rrymës rrok që merr një çmim të tillë.  Por do të mbetet në hsitori si i pari këngëtar i cili merr cmimin “Nobel” për letërsinë në 2016, çmim të cilin nuk mori mundim as ta tërhiqte. Një gjeni introvers, Ky është përkufizimi më përgjithshëm për artistin 3 dimesionial, 360 gradësh Bob Dylan. Themeluesin e rrymës të re muzikore siç është folk –rock. Bob Dylan lind si Rober Allen Zimemerman në 24 maj 1941 në Duluth të Minnesotes, nga një familje me origjinë hebreje. Ndryshon në mënyrë ligjore emrin në Bob Dylan në gusht 1962. Nën influencën e figurave më të shquara të muzikës bluz, fillon të performojë në grupet e liceut. Hera e tij e parë ishte në rolin e pianistit në grupin “Golden Chords”. Në fillimet e viteve ’60 realizon një kontratë me Columbia Records. Dhe që prej asaj kohe është një nga kantautorët më të mëdhenj të gjithë kohërave duke nxjerrë 39 albume.

 Kuriozitete për Bob Dylan

1.      Përpara se të bëhej Bob Dylan, pseudonimi i tij ishte Elston Gunn, një pianist që shoqëronte idhullin e tij të adoleshencës Bobby Vee. Ndërkohë pseudomine të tjera ishin si Blind Boy Grunt, Robert Milkwood Thomas, Boo Wilbury etj.

2.      Ndërsa ishte në lice, ai vidhte herë pas here cigare dhe objekte të tjera.

3.      Ishte 11 prill 1961 kur Dylan s’kishte mbushur ende të 20-tat arriti në Nju-Jork me një tren mallrash fshehurazi.

4.      Registrimi i albumit me të njëjtin titull si albumi i parë kushtoi 402 dollarë.

5.      Përfaqësuesi i Kompanisë muzikore “Columbia”, i famshmi John H. Hammond lidhi kontratë me Dylan, edhe pse zëvendëspresidenti i Columbias e kishte cilësuar këngëtarin si “zëri më i tmerrshëm që kishte dëgjuar në jetën e tij.”

6.      Pas vdekjes së Elvis Presley-t në 16 gusht 1977, Dylan nuk foli me askënd për një javë.

7.      Në 2009 u arrestua nga policia e cila e pandehu si të pastrehë. Muzikanti po qëndronte në shi në Nju – Jork dhe nuk kishte dokumente me vete.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF