Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare. Aika qenë një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.
Pirro Mani prej disa kohësh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e tij, po aty ka ndërruar edhe jetë.
Pirro Mani është bashkëshorti i aktores së madhe Pavlina Mani. Jo vetëm regjisor,por edhe një pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime, mes tyre edhe me titullin e lartë “Artist i popullit”.



















