KreuArt

Nga propozimi,unaza e diamantit dhe dasma… Dojna dhe Vlashenti na i treguan të gjitha!

Çifti cool i showbizit Dojna Mema dhe Vlashent Sata gjithmonë janë në qendër të vëmendjes për projektet dhe mbi të gjitha historinë e tyre të dashurisë. Mbrëmjen e djeshme ata ishin të fuar në emisionin  “Jonida’s Room” në Vizion Plus ku folën gjerë e gjatë për jetën e tyre, projektet artistike e deri tek dasma e ëndrrave. Të pyetur se kur kishin një plan për dasmë të dy ata nuk hezituan të tregonin si e dëshironin këtë moment.

“Propozimi në kokën time e dua shumë madhështor, nuk dua një propozim që e kanë bërë të gjithë të tjerët.”tha Dojna.
Ku u vu re që edhe Vlashenti tashmë i kishte mësuar dëshirat e partneres dhe në shaka e sipër tha se:”Kam kontaktin e Elon Musk po shoh për një udhëtim në mars” duke shkaktuar të qeshura.

Artisti shtoi se nuk e quan martesë dhe se për të është i rëndësishëm fakti që ti do të rrish me atë person. “Pasi martohesh s’kam parë njerëz që zbukurohen pas martese. Ne nëse do kemi fatin të jemi bashkë do jemi gjithnjë të bukur edhe pas martese.”

Sa i përket Dojnës si shumica prej vajzave ajo tregoi që dasmën e preferon për fotot.
Por sigurisht edhe për unazën e diamantit që do dëshironte ta trashëgonte.

Çifti ka pohuar gjithashtu se jeta e tyre është e ndarë mes Parisit dhe Tiranës.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF