Janë të shumta shqiptarët që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre nëpër botë. Ylli i radhës është Gjergji ose George Lako, producent dhe aktor, i cili ka një karrierë të suksesshme në industrinë e filmit dhe televizionit amerikan si dhe në produksione komerciale.
Geroge Lako ka lindur në Tiranë. Edhe pse prej vitesh nuk e ka vizituar vendlindjen e tij, ai flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe atë greke, duke qenë se familja e nënës së tij është me origjinë greke-shqiptare.
Familja e tij ka ruajtur traditat, kuzhinën tradicionale, festat kombëtare, duke e ushqyer Gjergjin me një dashuri patriotike, që ai kurrë të mos harronte kurrë rrënjët e tij.
Aktori dhe producenti George Lako emigroi me familjen në Çikago në moshën 4-vjeçare. Ai u diplomua për biologji me synimin për t’u bërë stomatolog, por më pas karriera e tij mori një tjetër rrjedh dhe aktori iu përkushtua teatrit dhe filmit.
Familja e tij ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse kur George bëri ndryshimin e karrierë. “Më kujtohet kur kisha mbaruar fakultetin dhe fokusohesha në aktrim dhe filmim me kohë të plotë, ishte sikur familja ime u bë menaxheri imi. Gjyshja më çonte në klasa private të aktrimit, vëllai im do të provonte skena me mua duke improvizuar audicionet. Nëna ime më ndihmonte financiarisht për kurse të reja për filma/aktrim dhe gjyshi im do të sigurohej që ne të gjithë të ushqeheshim me disa nga ushqimet më të mahnitshme greke/shqiptare. Mbështetja e familjes është gjithçka dhe nuk mund ta kisha bërë pa ndihmën e tyre”, thotë ai.
Geroge Lako tregon se ndikim të veçantë në artin e tij ka patur edhe xhaxhai i tij, Gjergji Lako, “Mbaj mend një nga kujtimet më të hershme ku mësova mbi artin isha në Shqipëri me xhaxhain tim të ndjerë dhe piktorin e mirënjohur, Gjergji Lako. Unë isha shumë i ri, por ishte kaq magjike të rrija me xhaxhain tim, ndërsa ai pikturoi për disa orë një pamje të bukur të Pogradecit. Gjergji Lako ishte një frymëzim për mua, megjithëse e kisha takuar vetëm disa herë. Pikturat e tij të bukura nëpër muret tona në shtëpinë tonë janë si fëmijë”.
Gjergji studioi dhe u diplomua si aktor teatri, duke u vënë në punë dhe duke pranuar të gjitha vështirësitë me të cilat do të përballej si një artist emigrant duke ndjekur ëndrrat e tij në Amerikë. Falë vendosmërisë dhe talentit të tij, ai sot po korr frytet e punës së tij. George filloi të prodhojë një sërë reklamash, video muzikore dhe projekte narrative filmash/TV për kompanitë prestigjioze ndërkombëtare si Porsche, Google, Yahoo, Volkswagen dhe Mercedes.
Në vitin 2017, ai bashkëthemeloi kompaninë e prodhimit Alpha Wolves TV me “vëllanë e tij nga një nënë tjetër” shkrimtarin e regjisorin e mirënjohur, David Mahmoudieh.
Alpha Wolves TV është një kompani që zhvillon dhe prodhon filma, TV, reklama dhe video muzikore. Filmi i tyre “Snake Di*k” mori mbi 1.2 milionë klikime në youtube dhe mbi 3 milionë klikime në të gjithë botën në të gjitha platformat në më pak se një vit, duke fituar disa çmime në festivalet cilësore të Academy Aëard George është gjithashtu një producent në filmin horror të ardhshëm “The Hubbard Haunted House”.
Axhenda dhe puna e tij janë intensive, me orë të gjata dhe kërkesa të shumta nga tregu amerikan, por planet e tij të ardhshme përfshijnë realizimin e një filmi në Shqipëri dhe Greqi. Siç thotë George: “Asgjë nuk më ndalon sepse profesioni im është pasioni im”.


Si duken të famshmet pa grim!





Horoskopi ditor, e diel 24 prill 2022


Viti i tigrit , ja çfarë simbolizon!









Ben Blushi: Dritaret e Bojken Lakos!

