KreuStil Jetese

“Makalina” del sot në orën 18:00, Sheila Haxhiraj: Është bazuar në një histori personale!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Sheila Haxhiraj do të publikojë ditën e sotme një projekt të ri muzikor.

Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Kënga e saj titullohet “Makalina” dhe të gjithë fansat e këngëtares do të kenë mundësi ta dëgjojnë në orën 18:00.

Ajo që bije në sy është fotografia që këngëtarja ka shoqëruar postimin, ku Sheila shihet e përqafuar me një femër, teksa të dyja duken shumë sensuale, të zhveshura dhe të mbuluara thjesht me një qese transparente.

Kureshtja është e madhe për të dëgjuar këtë këngë, duke marrë parasysh që vetë Sheila në një intervistë të dhënë për revistën “Bordo” ka zbuluar se ky projekt është bazuar në një histori personale, ku ajo ka folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për të..

Na mbetet të presim orën 18:00 për të dëgjuar këtë projekt të ri muzikor, i cili do të jetë padyshim suksesi i radhës i Sheilës..

Më poshtë mund të lexoni intervistën e dhënë për revistën “Bordo”, ku Sheila ka zbuluar detaje nga kënga “Makalina” dhe nga jeta e saj personale..

Nga skena e muzikës në programet reality, e së fundmi në mes të dritave të Teatrit Kombëtar, Sheila Haxhiraj zbulon se fsheh shumë talente në botën e saj të ndjeshme prej artisteje

Janë ditët e para të ngrohta të Marsit, ajri i mbushur me polene mimoze aromatizon vendin, por ardhja e saj është një aromë akoma më e fortë. Sheila prej pak kohësh vjen me një pamje totalisht të ndryshuar, një portret që nuk ka lidhje me vajzën që keni njohur më parë, qysh nga skena e X Factor kur rrëmbeu edhe triumfin, derisa nisi pak nga pak të shkëlqejë si një yll në ngjitje mes artistëve të brezit të saj. Ndoshta pjesëmarrja në Big Brother Vip ka arritur ta bëjë Sheilën akoma më befasuese: me flokë të shkurtër, një trup tejet elegant, ajo të krijon menjëherë idenë se ky rrezatim, nuk është thjesht ai i artistes, por në fakt, mendoj se po kështu, kaq natyrale dhe solare është ajo edhe në jetën e përditshme. Por së fundmi kemi zbuluar se Sheila nuk ka vetëm një factor X, pra jo vetëm atë të këngëtares, pasi roli i infermieres që ju besua në shfaqjen “Ditën më të bukur”, na shpalosi një tjetër dimension të saj.

Dy muaj pas këngës së fundit, keni gati një projekt të ri muzikor, a mund të na tregoni diçka?

Pas këngës “Më e mira” projekti tjetër që do të lançoj së shpejti është kënga “Makalina”, një nga këngët që unë kam më përzemër nga ky album.

Kënga tregon një histori personale, a është e vërtetë që flitet për një vajzë?

Po, “Makalina” është një këngë bazuar në një histori të vërtetë, personale timen. Ku kam folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, marrëdhënien mes shoqes dhe jo vetëm kaq për mua…!

Po punoni edhe për një album, a mund të na zbuloni më shumë rreth tij?

Albumi do të quhet “Astral” që nënkupton gjithë ndjenjat dhe çdo gjendje timen emocionale të shprehur me fjalë e melodi në çdo këngë të këtij albumi.

Si u bëtë pjesë e kastit të “Dita më e bukur” dhe si ishte eksperienca e parë në teatër?

Sërish ishte kënga ajo që më bëri të shfaqem edhe si aktore në “Ditën më të bukur”, sepse personazhi i infermieres që duhet të bëja, qe një femër e pashme, e talentuar dhe e devotshme në punën e saj.

Roli i infermieres, çfarë ndjesie të dhuroi, pasi aktronit dhe këndonit?

Më ka dhënë një ndjesi shumë të mirë, sepse vetë roli i saj edhe pse është i vogël në interpretim, është një personazh kyç dhe urë lidhëse për personazhet e tjerë që luajnë dhe energjia që përcjell ky personazh është pozitive.

A do të veçoje ndonjë moment nga ngjitja në skenën e teatrit? 

Dy nga momentet që do të veçoja janë emocionet që kam ndjerë gjatë premierës kur kam qenë në skenë, dhe emocionet e papërshkrueshme që kam ndjerë në fund të shfaqjes nga duartrokitjet e publikut.

Si ishte për ju eksperienca në BBVIP?

Eksperienca ime në BBVIP është një nga eksperiencat më të guximshme që unë kam marrë vendim për të qenë pjesë dhe është një eksperiencë vërtet shumë e bukur.

Keni thënë që BBVIP ju ndihmoi emocionalisht para publikut, çfarë konkretisht?

Eksperienca në BBVIP më ka rritur më shumë emocionalisht dhe më ka bërë të thyej disa barriera me veten time, gjë që më ka shërbyer shumë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF