Ylli i muzikës pop Britney Spears pasi dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, duket se ka konfirmuar se edhe është martuar me Sam Asghari.
Këngëtarja 40-vjeçare iu referua Sam-it si bashkëshorti i saj krah një videoje që publikoi në rrjetin e saj social Instagram ku shiheshin duke u puthur në një pishinë. “Dje unë dhe BASHKËSHORTI im shkuam për të notuar…. Unë jam si një peshk”, shkroi ajo.
Këngëtarja është kujdesur që fjalën bashkëshort ta shkruajë me shkronja kapitale, detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re nga adhuruesit e saj të shumtë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Britney i referohet Sam si bashkëshorti i saj, ndaj na mbetet të presim mos ndoshta në vijim këngëtarja do të zbulojë diçka më shumë rreth këtij momenti të shënuar.
Britney Spears do të bëhet nënë për herë të tretë, pasi ajo ka edhe dy djem adoleshentë nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.