Kim Kardashian ka folur sërish për Pete Davidson me të cilin thotë se ka gjetur paqe dhe qetësi.
Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për ABC News me Robin Roberts, dhe ka folur mbi marrëdhënien e saj me komedianin e “Saturday Night Live”, duke shprehur hapur ndjenjat e saj.
Emisioni do të transmetohet sot dhe në promon e tij, ku janë shkëputur pjesë nga intervista, Kim Kardashian dëgjohet të thotë, “Unë jam vajze e marrëdhënieve. Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të. Natyrisht që dua të marr kohën time, por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur. Është një ndjenjë kaq e mirë të jesh në paqe”.
Në intervistë do të jenë po ashtu edhe Kris Jenner, Kourtney Kardashian dhe Khloe Kardashian, të cilat flasin për marrëdhënien e Kim me Pete.
“Pete është i mrekullueshëm. Ai është një djalë vërtet i mirë”, është shprehur Kris, ndërkohë Khloe thotë, “Ai thjesht e bën atë të qeshë dhe ajo qesh gjatë gjithë kohës”.
.@KimKardashian tells @RobinRoberts “I wouldn’t be with someone if I didn’t plan on spending a lot of my time with them” when asked how serious her relationship with Pete Davidson is. #TheKardashians special premieres tomorrow 8/7c on @ABC and @Hulu. https://t.co/PtcWayeRFV pic.twitter.com/TKJTYX9BJg
— Good Morning America (@GMA) April 6, 2022


Luana Vjollca pozon për revistën e njohur arabe!











Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Argjërimit ?

Horoskopi ditor, e diel 3 Prill 2022





