Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikanti Travis Barker thuhet se janë martuar.
Një burim i brendshëm për TMZ tha se dyshja e njohur u arratis në një kishëz në Las Vegas pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy. Kardashian dhe Barker i thanë “Po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.
Kujtojmë që ylli 42-vjeçar u fejua me bateristin e Blink-182, Travis, 46 vjeç, në fund të vitit 2021 pas më pak se një viti lidhje Kjo është martesa e parë për Kourtney-n megjithëse ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick. Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë dhe ka dy fëmijë.
Ndërkaq, ish-partneri i Kourtney, Scott Disick ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Kourtney dhe Travis duan të zgjerojnë familjen e tyre. Një burim foli për ‘ET’ se ish-partneri i Kourtney, nuk i pëlqen kjo ide.
“Kourtney dhe Travis duan të kenë një fëmijë të tyre së bashku. Është shumë e rëndësishme dhe emocionuese për ta. Scott nuk i pëlqen ideja që Kourtney dhe Travis të kenë fëmijë, por pjesa tjetër e familjes është shumë mbështetëse”, zbuloi burimi.

Luana Vjollca pozon për revistën e njohur arabe!











Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Argjërimit ?

Horoskopi ditor, e diel 3 Prill 2022






Shihni se çfarë thonë yjet për muajin prill!
