KreuStil Jetese

Për herë të parë, Vera Grabocka zbulon një pjesë nga shtëpia e saj luksoze!

Regjisorja e njohur Vera Grabocka është një nga personazhet e rrallë publikë që ka zgjedhur të jetë shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Por së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, regjisorja ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj dy fotografi teksa ndodhet në ambientet e shtëpisë së saj.

Një shtëpi luksoze e cila ngjason me vilat e Toskanës. Edhe pse Vera ka zbuluar vetëm dy kënde, arredimi në mënyrë elegante dhe plot stil është mëse i dukshëm..

“Mëngjes prilli, të gjithë kemi nevojë për pak diell në jetën tonë”, ka shkruar regjisorja, teksa në sy bije edhe hijeshija që e karakterizon Vera Grabockën.

Kujtojmë që regjisorja dhe aktori Timo Flloko janë prindër vetëm të një vajze, e cila ka zgjedhur që të jetojë në Amerikë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF