Një ngjarje shumë e frikshme ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Beckham. Një hajdut i maskuar ka hyrë në rezidencën e tyre në Londrën Perëndimore ku ka vjedhur sende me vlerë mijëra paund.
Hajduti ishte futur nga një dhomë gjumi në katin e sipërm të rezidencës në “Holland Park”, teksa David, Victoria dhe vajza e tyre 10-vjeçare Harper po qëndronin në katin e poshtëm të pavetëdijshëm se çfarë po ndodhte në rezidencën e tyre.
Plaçkitja e rezidencës nuk u zbulua deri mëngjesin e sotëm kur djali i tyre 17-vjeçar Cruz u kthye në shtëpi dhe pa dhomën e gjumit të përmbysur dhe vuri re që xhami ishte i thyer.
“Mjerisht Beckhams ishin viktima të disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë. Fatmirësisht kriminelët arritën vetëm deri në një dhomë gjumi para se të iknin”, tha një burim i afërt për mediat britanike.
Familja thuhet se është ‘tronditur’ nga grabitja, por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua. Hajduti u largua nga rezidenca e Beckhams me aksesorë, mallra elektrike dhe veshje të Victorias por nuk tentoi për më shumë.









Oscar 2022, lista e plotë e fituesve!

Horoskopi Ditor, e diel 27 Mars 2022




Ndahet nga jeta Madeleine Albright!





