KreuStil Jetese

Kryeministri spanjoll shpallet “politikani më seksi” në botë!

Në Spanjë atë e quajnë “El guapo”, i bukuri. Sanchez i cili është zgjedhur kryeministër i  vendit para 4 vitesh vazhdon të mbajë vendin e parë si kryeministri më i bukur në botë, ndërmjet kryeministrave të tjerë.

Pedro Sanchez, sapo ka mbushur 50 vjeç në shkurt. Është i gjatë 1.90 cm dhe ka fizik prej atleti dhe shumë shije në veshje. Në rini është marrë me basketboll duke qenë një nga më premtuesit e skuadrës Estudiantes, një ekip madrilen.

Por skuadra për të cilën i rreh zemra është padyshim Altetico e Madridit. Sanchez është martuar në 2006 me Maria Begoña Gómez, me të cilën ka dy vajza, 17 dhe 15-vjeçare. Ka qenë pikërisht e shoqja ajo që ka zbuluar anën e tij romantike. Në fillim të lidhjes së tyre, kur u njohën ai nisi t’i shkruante letra dashurie, të cilat sot i ruan me fanatizëm në një kuti. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF