KreuStil Jetese

Fustani i çarë bojëqielli i Anne Hathaway që i bëri të gjithë të kthejnë kokat! 

 

Anne Hathaway dhe Jared Leto ishin një dyshe glamour kur mbërritën në tapetin e kuq të serialit të tyre televiziv WeCrashed në Los Angeles. Aktorja 39 vjecarja dukej e mrekullueshme me fustanin e carë asimetrik ngjyrë bojëqielli që ekspozonte këmbët, dhe një pjesë të bustit me mjaft elegancë.

Fustani, krijim i David Koma, i bëri të gjithë të kthenin kokat në Academy Museum of Motion Pictures.

Hathaway kishte zgjedhur ta kombinonte atë me këpucë të zeza dhe një cantë të vogël dore në ngjyrë argjendi të errët.

 Kolegu i saj 50 vjecar nga ana tjetër, tërhoqi vëmendjen me stilin ekstravagant dhe sidomos dorezat e tejdukshme në duar. Në një homazh për rolin e tij tek House of Gucci, Leto mbante veshur një kostum të kësaj firme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF