KreuStil Jetese

Sandra Bullock tërhiqet nga aktrimi, dhe ka një arsye për këtë!

Aktorja e njohur amerikane, Sandra Bullock, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se do të tërhiqet nga bota e filmit.

Sandra, gjatë një intervistë të dhënë për “Entertainment Tonight”, është shprehur se nuk e di sa do të zgjasë kjo shkëputje, teksa ka shtuar se ndihet mjaft mirë që po kujdeset për dy fëmijët e saj, 10 dhe 12 vjeçar, të cilët janë të lumtur që mamaja e tyre është me ta.

“Unë e marr punën time shumë seriozisht. Dhe thjesht tani dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë”, tha aktorja.

Teksa u pyet nga gazetari se cilat janë gjërat që i pëlqen t’i bëjë në përditshmëri ajo ka treguar se po bën gjithçka që i bën fëmijët e saj të ndihet mirë, pra po kujdeset shumë për ta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF