KreuStil Jetese

U tha se fitoi shtëpinë duke u viktimizuar, Arjola rikthehet në Portokalli dhe ironizon ndjekësit!

U tha se fitoi shtëpinë duke u viktimizuar, Arjola rikthehet në Portokalli dhe ka një përgjigje!

Arjola Demiri dhe Irgen Çela janë rikthyer edhe në këtë sezon të ri të “Portokallisë” me “Çiftin e Lumtur”.

Gjatë rolit, ajo iu ktheu një përgjigje me ironi të gjithë atyre që kanë komentuar se shtëpinë e fitoi duke u viktimizuar.

“Do shkoj të futem te “Big Brother” i Tajlandës. O marr një shtëpi në Tajlandë duke u viktimizuar o plas”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që pasi iu dhurua një shtëpi gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, shumë njerëz komentuan se ajo e arriti këtë gjë duke u viktimizuar. Por aktorja edhe më herët është shprehur se ka qenë gjatë gjithë kohës aktive dhe në komunikim me gjithë banorët e tjerë dhe sigurisht që qëllimi i saj ishte shtëpia për fëmijët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF