KreuStil Jetese

“Pajtimi ishte i ëmbël shumë”, Dea zbulon sherrin e parë me Albionin një ditë pas daljes nga “Love Story”!

Dea dhe Albioni pas daljes nga programi i dashurisë “Love Story” në televizionin Klan i janë përkushtuar tërësisht njëri-tjetrit.

Së fundmi ata kanë qenë të ftuar në “Jo Vetëm Modë”. Ish-fronistja teksa u pyet në lidhje me vendimin për të shkuar pranë Albionit në Kosovë tha se ideja nuk është shumë e preferuar pasi asaj do t’i duhet të dalë nga zona e komfortit, por e konsideron si sakrificën e parë.

Ndërkohë Albioni, nga ana tjetër ka edhe një plan tjetër për të ardhmen, por ndërkohë e sotmja nuk ka ngurruar t’i vërë përpara sfidave që në largimin nga emisioni.

Gjatë bisedës ata zbuluan që pas daljes nga programi kanë patur një zënkë të ashpër me njëri-tjetrin, por më pas arritën ta zgjidhnin dhe pajtimin e cilësuan si shumë të ëmbël.

Pjesë nga biseda:

Orinda Huta: Sherrin e parë e keni bërë?

Dea: Fiks ditën e hënë kemi dalë nga “Love Story”, ditën e martë kemi bërë një sherr shumë të tmerrshëm, shumë të ashpër që u tremba shumë. Thashë “mos, dje kemi dalë nga programi, ishim shumë të dashuruar, sot po zihemi”.

Orinda Huta: Si u pajtuat pastaj?

Dea: Si ishte pajtimi? Pajtimi ishte i ëmbël shumë. Pjesa më e bukur e zënkave ajo është, pajtimi.

Orinda Huta: Si ishte pajtimi Albion, kush lëshoi pe?

Albion: Unë kam lëshuar pe, ë?

Dea: Po. Kur shkon gjithçka vaj, diçka nuk është në rregull. Në një çift ka gjithnjë zënka e debate dhe mund të kuptosh sa e do, e vlerëson tjetrin, sa do të jesh me të, a je në rregull nëse e humbet.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF