KreuStil Jetese

Muaji i romancës, ja çfarë thotë horoskopi për ty dhe partnerin tuaj

Muaji i romancës, ja çfarë thotë horoskopi për ty dhe

Horoskopi Shkurt

Viti 2022 do të jetë shumë larg nga grupimet kozmike që ishin dy vitet e fundit. Pra, le të heqim pluhurin dhe të mirëpresim këtë vit vizionar. Planeti i fatit Jupiteri dhe Neptuni do të takohen përgjatë Shkurtit duke sjellë një muaj të spikatur për krijimtarinë. Nëse jeni vizionar, ky do të jetë momenti juaj për të frymëzuar të tjerët dhe për të hyrë në një lloj lidershipi krejt të ri. Ky muaj do të jetë i mbushur me romancë dhe një ndjenjë magjie. Lejo që dashuria të udhëheqë rrugën. Ja çfarë do të thotë e gjithë kjo për shenjën tuaj…

Dashi

Gati për të shtypur butonin e rivendosjes? Një udhëtim në një ishull të largët ose një vend meditimi ka emrin tuaj. Ndoshta një aventurë ngjitje në mal do të ishte ideale. Dhe pas kthimit nga udhëtimet tuaja, një sipërmarrje krejt e re biznesi zhvillohet në Maj me një eklips të madh. Ky do të jetë një largim emocionues nga çdo gjë që keni bërë ndonjëherë. Shijoni freskinë dhe mirëpriteni ndryshimin.

Demi

Padyshim që jeni gati për t’u marrë seriozisht me partneritetin dhe universi do t’ju japë një kthesë të papritur shumë të nevojshme. Ky muaj do t’ju ndihmojnë të shihni se çfarë ose kush po ju bllokon, në mënyrë që të ngriheni në qartësi kristal. Rrethi juaj shoqëror do të ndizet me disa prezantime luksoze, ndaj lërini Jupiterin dhe Neptunin të bëjnë magji dhe shijoni festimet për të krijuar lidhje të reja.

Binjakët

Neptuni dhe Jupiteri kurorëzojnë suksesin tuaj, duke ju kërkuar të ëndërroni, të shihni përtej asaj që shihni dhe të ecni drejt me besim. Megjithatë, duhet të jeni të shëndetshëm në të gjitha nivelet në mënyrë që të përballeni me këto sfida të reja dhe emocionuese. Do të shpërbleheni kur të përdorni aftësitë tuaja të shkëlqyera të komunikimit dhe të përgatiteni për sukses nga shëndeti i brendshëm në atë të jashtëm.

Gaforrja

Qiejt do të jenë qetësues për shpirtin tuaj pasi sistemi diellor do të pushtojë në shenjat e ujit dhe tokës, kohë më të lehta dhe më të buta përpara jush. Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë? Udhëtimet do të shkëlqejnë, do të jetë një muaj me momente të paharrueshme, ndaj mendoni gjërat që keni ëndërruar, pushimet në vendin ideal. Ëndrrat do realizohen dhe miqtë me të njëjtin mendim do ju qëndrojnë pranë.

Luani

Paratë dhe investimet do të shpërblehen pasi sektori juaj financiar do të marrë një nxitje. Investoni në pasuri të paluajtshme ose në një sipërmarrje, megjithëse rregulli është të ëndërroni shumë pasi Jupiteri dhe Neptuni punojnë bujarisht në listën tuaj të dëshirave. Një marrëveshje hipotekore ose paratë e investuara do të arrijnë më herët nga sa prisni. Kujdes me shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik.

Virgjëresha

Ka një shkëlqim të veçantë gjatë muajit Shkurt dhe pritet që jeta juaj të ndryshojë sipas një skenari të cilin nëse e lejoni do të ketë një magji e cila do të funksionojë mbi ju. Thuaj ‘Po’ rolit tuaj të ri në aspektin tuaj profesional pasi do të ndiheni të vlerësuar edhe nga ana financiare. Një eklips në lidhje me Uranin, do të thotë se do të ketë një evolucion të përshpejtuar të projekteve, është koha për të marrë një rrezik.

Peshorja

Presionet nga shtëpia dhe familja që ju rëndonin prej kohësh, tani do të ulen ndërsa planetet në bazën e grafikut tuaj do të fillojnë të ngrihen. Ky muaj do t’ju ngrejë lart, ndërsa Jupiteri dhe Neptuni do të rreshtohen për t’ju dhënë një muaj rutinë dhe shëndet të mirë, ushqim të freskët, ajër të pastër, pajisje të reja stërvitjeje. Një partneritet do të forcohet, ndaj gjeni kohë për të shijuar këto zhvillime.

Akrepi

Është koha për të hapur zemrën ndaj dashurisë dhe angazhimit më të thellë. Do të ketë sinkronizim të Jupiterit dhe Neptunit që do të rreshtohen në sektorin e dashurisë, ndërsa një eklips i madh do të hapë derën për një lloj të ri angazhimi. Nëse jeni në një marrëdhënie sfiduese, eklipset hënore do të korrigjohen për t’u ndjekur plotësisht. Duhet të jesh i sinqertë me veten dhe të flasësh. Lëreni dashurinë t’ju udhëheqë.

Shigjetari

Pas dy viteve të fundit të eklipseve që aktivizuan sektorin tuaj të partneritetit dhe martesës, tani është koha për të integruar atë që keni mësuar. Prioriteti i shëndetit tuaj do të jetë kyç, pasi eklipset do t’ju ndihmojnë të ndriçoni veten dhe bukurinë brenda. Kjo do të jetë koha që do të jetë një ringjallje të romancës pasi Jupiteri kalon kohë në sektorin e dashurisë së vërtetë. Kreativiteti dhe pasioni do të rriten.

Bricjapi

Ju keni kaluar në thellësitë më të errëta me Plutonin dhe Saturnin në shenjën tuaj, por më në fund, ju keni filluar të ngriheni dhe të filloni të freskoni gjithçka. Përmes zhytjes në interesat tuaja, një kast i ri personazhesh do të gumëzhijnë rreth jush dhe do të krijohen lidhje domethënëse në aspektin privat, ku do të dallohet një eklips emocionues i cili do të ndezë dashurinë dhe kreativitet tuaj.

Ujori 

A po ëndërroni një ide të re biznesi të bazuar në shtëpi? Ky është viti për të marrë më seriozisht planet por edhe hobin tuaj që daton prej 10 vitesh, pasi Jupiteri dhe Neptuni do të ndihmojnë për të zgjeruar atë që mendonit se ishte e pamundur. Një zhvendosje në një shtëpi të re ose një shtëpi me qira për pushime duket premtuese në prag të pranverës falë një eklipsi që hap terren të ri në bazën tuaj.

Peshqit

E gjithë koha e shkuar do të fillojë të shpërblehet ndërsa do të arrini arritje të reja. Me Jupiterin i cili do t’ju vijë me fat në krahun tuaj, do të tërhiqni pikërisht atë që ju nevojitet në jetë dhe biznes. Rreziku i vetëm është se keni shumë zgjedhje, ndaj përdorni metodën e përjashtimit. Nëse keni ndërmend të thoni shumë ‘po’, sigurohuni që të keni ekipin dhe infrastrukturën në vend dhe të përgatitur. E ke këtë, superyll.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF