Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, por a nënkupton kjo spostimin e partneres aktuale të tij në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.
“Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri, që nuk ka të bëjë me ‘Portokallinë’. Ky program është prodhim i ‘TCH’, por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do ta moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha Salsano në programin “Goca dhe Gra”.
Panorama.com thotë se “skenari” është thurur tashmë. Kjo faqe citon burime pranë tyre të pohojnë se në fakt bëhet fjalë për transformim të “Portokallisë” në një tjetër shoë të ri që të ketë më shumë audiencë, nga “Portokallia” që Altin Basha ka bërë dhe “Kosherja” që bënte aktualisht, në një tjetër ekran konkurrent.
Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli” pas shumë vitesh si prezantuese e tij, dhe vendin e saj e zuri Fjoralba Ponari, të cilën Xhemi vetë e kishte komplimentuar asokohe publikisht.




Horoskopi ditor, e enjte 27 janar 2022





Horoskopi ditor, e hënë 24 janar 2022





Aktori Hardy Krüger vdes në moshën 93-vjeçare!

Adele në rrezik të humbasë zërin e saj brilant!

Horoskopi ditor, e enjte 20 janar 2022



