KreuStil Jetese

“Nuk jemi të dashuruar”, ç’po ndodh me romancën e krijuar mes Xhonin dhe Anxhit!

Në programin e kësaj të enjte të “Talk Love Story” u vu re një “krisje”  mes marrëdhënies së krijuar mes Xhonit dhe Anxhit.

Kjo e fundit është shprehur se ka një interes për fronistin, por kjo nuk do të thotë se ato janë të dashuruar së bashku.

Teksa moderatori Eni Shehu e pyeti Anxhin se nëse nuk të ka ikur logjika akoma dhe nuk ke dëshirë që ta puthësh, ndoshta nuk ke interes të vërtetë për të.., ajo tha, “Unë dhe Xhoni kemi interes për njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që jemi të dashuruar, kështu që kjo më duket pak pa kuptim sepse normalisht kur dashuron e humbet logjikën, nuk mendon fare asnjë lloj gjëje, por ideja është se ne nuk jemi të dashuruar me njëri-tjetrin. Kemi interes, por dashuria është një gjë më e madhe, kështu që unë akoma nuk e kam humbur logjikën”.

 

 

Ndërkohë Xhoni shtoi, “Është një gjë e bukur sepse unë kur filloj ta dashuroj, kur kam interes e kap direkt këtë pjesën a është interesi i dashurisë, a do të hyj në dashuri, atje filloj unë. Nuk pres që të dashurohem unë sepse dashuria është diçka kur pi një verë, rrini më vete dhe jo të dalësh nëpër kafe dhe të bësh: Jo unë jam me këtë. Jo, kështu nuk është dashuria. Kjo është thjesht ta njohësh tjetrin dhe sa t’i kapësh pjesën e qejfit asaj. Por, dashuria fillon në shtëpi kur je me tjetrin dhe e merr vesh a duroj unë dot kur po flet gjithë ditën, ajo është dashuria”.

 

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF