KreuStil Jetese

“Emily in Paris”, me një sezon të tretë dhe të katërt?!

“Emily in Paris” pati një sukses të jashtëzakonshëm në sezonin e parë dhe të dytë, dhe tashmë është konfirmuar se do të rikthehet të publiku për sezonet tre dhe katër.

Si e tillë, kjo na çon në një mori pyetjesh se çfarë do të ndodhë më pas me Emily Cooper (Lily Collins). Ajo që duket qartë në njoftim është se Emily do të vazhdojë të qëndrojë në sezonin e tretë dhe të katërt në Paris, në vend që të shkojë në Berlin.

Popullariteti i ‘Emily in Paris’ është arsyeja kryesore pse është shpallur një sezon i tretë. Sezoni i dytë që debutoi në Top 10 të Netflix-it, ishte kryesuesi në 94 vende, ku u shpenzuan 107.6 milionë orë parë.

Ende nuk është shpallur një datë se kur do të shpallet sezoni i tretë i ‘Emily in Paris’, por fakti që sezoni i parë mbërriti në dhjetor 2020 dhe më pas sezoni i dytë në dhjetor 2021 na bën të mendojmë se sezoni i tretë do të jetë drejt fundit të vitit 2022..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF